Artim Shaqiri emërohet trajner i KF Shkëndijës

KF Shkëndija ka njoftuar se Artim Shaqiri është emëruar trajneri i klubit deri në fund të sezonit dhe pastaj do të fillojë t’a ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin, Akrapoviq, klubi ka vendosur që atë t’a zëvendësojë Shaqiri.

Postimi i plotë i klubit:

KF Shkëndija njofton se Artim Shaqiri është emëruar në pozitën e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa funksionin do të fillojë t’a ushtrojë që nga momenti i përfundimit të këtij sezoni garues. Artim Shaqiri për më tepër se një muaj në vazhdimësi ka qenë pranë klubit, me planin për të ndjekur për çdo ditë situatën në klub dhe të vëzhgojë vazhdimisht formën e skuadrës kuqezi, përpara marrjes së detyrës së drejtorit sportiv.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey