As sot nuk u zgjodh kreu i Prokurorisë së Lartë në Shkup

As në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë nuk u zgjodh kreu i Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Zgjedhjet u shtynë për shkak se në seancë nuk mori pjesë prokurori publik Lubomir Joveski, për të cilin kryetari Antonio Jolevski tha se është i sëmurë dhe është mbajtur për kurim.

Në garë mbetën dy prokurorë, gjegjësisht shefi aktual Mustafa Hajrullahi dhe prokurori i lartë Burim Rustemi, pasi prokurorja Fatima Fetai të premten, papritur dhe pa shpjegime.

Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë duhej të mbaheshin të hënën e kaluar, por u shtynë për të hënën pasuese, përkatësisht për sot. Arsyeja zyrtare e shtyrjes ishte se anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik u duhej më shumë kohë për të shqyrtuar dosjet dhe vlerësimet e kandidatëve, por jozyrtarisht megjithatë spekulohej se anëtarët nuk mund të pajtoheshin, gjegjësisht kishte devijime nga plani i parë se për kë të votohet.

Tashmë prej kohësh spekulohet se kreu aktual do të qëndrojë sërish në krye të kësaj proku..

As në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë nuk u zgjodh kreu i Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Zgjedhjet u shtynë për shkak se në seancë nuk mori pjesë prokurori publik Lubomir Joveski, për të cilin kryetari Antonio Jolevski tha se është i sëmurë dhe është mbajtur për kurim.

Në garë mbetën dy prokurorë, gjegjësisht shefi aktual Mustafa Hajrullahi dhe prokurori i lartë Burim Rustemi, pasi prokurorja Fatima Fetai të premten, papritur dhe pa shpjegime.

Zgjedhjet për kreun e prokurorisë së lartë duhej të mbaheshin të hënën e kaluar, por u shtynë për të hënën pasuese, përkatësisht për sot. Arsyeja zyrtare e shtyrjes ishte se anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik u duhej më shumë kohë për të shqyrtuar dosjet dhe vlerësimet e kandidatëve, por jozyrtarisht megjithatë spekulohej se anëtarët nuk mund të pajtoheshin, gjegjësisht kishte devijime nga plani i parë se për kë të votohet.

Tashmë prej kohësh spekulohet se kreu aktual do të qëndrojë sërish në krye të kësaj prokurorie, gjegjësisht
Hajrullahi, i cili pritet të marrë mandatin e dytë. Mirëpo, pas seancës së anuluar të së hënës, u krijua përshtypja se megjithatë në “lojë” hyn edhe prokurorja Fetai.

Tani pas tërheqjes së Fetait, Hajrullahit përsëri iu hap rruga.

Nga partia politike E majta akuzuan se përveç faktit se në krye të PThP NKOK është Islam Abazi, të cilin e quajnë “pion i BDI-së”, edhe kreu aktual i Prokurorisë së Lartë konsiderohet i afërt me BDI-në.

“Zgjedhjet për shefin e ri u shtynë, ndërsa njëri nga kandidatët është prokurori i deritanishëm Mustafa Hajrullahi. Pikërisht Hajrullahi, në krye të kësaj prokurorie, e mbante në sirtar lëndën për të dënuarit e shkallës së parë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI mbi një vit, në vend të afatit të paraparë me ligj prej një muaji dhe nuk e dorëzonte në Apel”, akuzoi E majta.

Në të njëjtën seancë është paraparë të votohen edhe disa kryetarë të disa prokurorive, ajo e Prokurorisë së Lartë Publike të Gostivarit, si dhe shefat e prokurorive në Veles, Manastir, Gostivar, Kavadar dhe Kumanovë.

Në garë për Gostivarin janë Faik Arslani, i cili së fundi dha dorëheqje nga Këshilli i prokurorëve publik, ku ishte anëtar, dhe prokurorët Desa Paunovska dhe Dushica Dimitrievska.

Duhet të shpallet edhe konkurs i ri për zgjedhjen e katër prokurorëve publikë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Zgjedhjet paraprake dështuan, sepse nuk u zgjodh asnjë nga gjashtë kandidatët e regjistruar.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey