Asambleja e PS-së mbyll punimet, caktohet data për mbledhjen e ardhshme! Ja çfarë do të vendoset 

Asambleja Kombëtare e PS ka mbyllur punimet, ndërsa është caktuar data e mbledhjes së ardhshme, më 16 mars.  Mbledhja e sotme e Asamblesë zgjati për rreth 5 orë me dyer të mbyllura. Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë.  Mësohet se Rama ka […]

shkurt 11, 2024 - 22:00
 0  4
Asambleja e PS-së mbyll punimet, caktohet data për mbledhjen e ardhshme! Ja çfarë do të vendoset 

Asambleja Kombëtare e PS ka mbyllur punimet, ndërsa është caktuar data e mbledhjes së ardhshme, më 16 mars. 

Mbledhja e sotme e Asamblesë zgjati për rreth 5 orë me dyer të mbyllura. Në një asamble të fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë. 

Mësohet se Rama ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe. 

Drejtuesit e qarqeve kanë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.