Asani paralajmëron lehtësimin e masave anti Covid

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Asani në paraqitjen e tij të sotme ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme Komisioni për Sëmundje Infektive do te mblidhet për të shqyrtuar lehtësimin e masave shtrënguese për mbrojtje nga Covid-19, transmeton Alsat.

“Nesër kemi mbledhje me Komisionin e Sëmundjeve Infektive, ku do të diskutohet lehtësimi i masave.

Unë jam optimist duke marrë parasysh numrat, që ndonjëherë janë të pabesueshme, se sa shpejtë është shuar kjo valë.

Jam optimist që javën tjetër do të kemi lehtësim të masave”, tha mes tjerash Asani, duke theksuar se nuk dëshiron të spekulojë se cilat masa konkretisht do të lehtësohen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey