ASH-AAA caktojnë listën e këshilltarëve në Dibër, ja kush do i prijë (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa u dakorduan që Prof. Xhemail Çupi nga Alternativa të jetë bartës i listës së këshilltarëve në Dibër.

Lajmin e ka komunikuar bartësi i listës:

“Pavarsisht se subjekti politik “Alternativa” në rradhët e veta posedon kandidatura të kompletuar për ti pri procesit të zgjedhjeve lokale, bazuar në marveshjen Qendrore të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në kuvendin e fundit u vendos unanimisht përkrahja që Alternativa do i jep kandidaturës për Kryetar Komune të Dr. Bekim Pocestës.
Më tej, në përpilimin e listës për këshilltarë Komunal, u arrit kompromis që të shkohet me një listë të përbashkët të koalicionit dhe me bartës liste ku kandidati do jetë nga rradhët e Alternativës.
Kuvendi i Alternativës si pikë të dytë të rendit të ditës kishte përzgjedhjen e kandidaturës më të përshatshme për këtë proces, andaj me vota unanime e vendosi që bartës liste dhe Kryetar Këshilli, në rast arritje të shumicës, të jetë”, ka shkruar Prof. Xhemail Çupi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey