ASH-AAA: Dështim i institucioneve, kaos në Pikën e vaksinimit në Tetovë, torturë për qytetarët

Koalicioni ASH-AAA përmes një komunikate ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar me vaksinimin në Tetovë.

“Komuna e Tetovës dhe Ministria e Shëndetësisë, kanë dështuar edhe në organizimin e vaksinimit, ashtu siç fillimisht dështuan në menaxhimin e pandemisë në përgjithësi. Sot, në Pikën e vaksinimit në Tetovë, qytetarët janë përballur me një situatë kaotike, tollovi, kolona të gjata të pritjes dhe nervozizëm. Të gjithë ata që sot shkuan për tu vaksinuar kundër virusit COVID-19, u rrezikuan nga infektimi dhe nga pritjet e gjatë në temperatura të larta.

Pyesim kompetentët se si ka ndodhur që qytetarëve tu jepen termine për vaksinim, për ditët kur e kanë ditur se nuk ka vaksina dhe në fund i sollën të gjithë qytetarët e grumbulluat brenda një jave, në të njëjtën ditë. E dimë se Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi, do të tentojnë t’i ikin përgjegjësisë, duke hedhur përgjegjësinë te sistemi shëndetësor. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se si vetë Arifi ishte ajo e cila, që nga dita e parë, në çdo dy ditë shkonte për tu fotografuar dhe për të marrë para kohe meritat për një proces ende pa filluar mirë.”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey