ASH-AAA i dhurojnë një thes çimento kryetarit të Çairit, Visar Ganiu (Video)

Këshilltari i Alternativës në Komunën e Çairit, Fisnik Rrahmani, përmes një konference për media ka ironizuar sot me agjendën e gjelbër të BDI-së, shkruan gazeta LAJM. Duke ironizuar ai ka thënë se komuna që më së shumti angazhohet në këtë drejtim është Komuna e Çairit dhe me këtë rast i ka dhuruar kreut të saj një thes çimentoje për, siç ka thënë, të shtruar shtigje rreth parqeve dhe luleve që ka mbjellur.

“Jemi sot këtu para Komunës së Çairit që në frymë të re të agjendës mjedisore që ka shpallur Bashkimi Demokratik për Gjelbërim ta ndihmojmë kryetarin Visar Ganiu, për gjelbërimin e Çairit tonë. Siç e dini tashmë Çairi është komuna më e gjelbërt në Maqedoninë e Veriut dhe prandaj është nominuar për çmimin e madh prestigjioz të OKB-së për komunën më të gjelbërt në botë. Si kryetar për katër vite ka arritur të gjelbërojë çdo pëllëmbë të Çairit tonë dhe ta eliminojë çdo beton të tepërt. Ne kemi për detyrim ta falënderojmë dhe si mirënjohje t’ja dorëzojmë këtë thes çimentoje që të mund t’i ndërtojë disa shtigje betoni rreth praqeve dhe luleve që i ka mbjellë”, tha mes tjerash Fisnik Rrahmani anëtar i deges te Alternatives në Çair.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey