ASH-AAA: Një muaj pas tragjedisë në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi

U mbushën një muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ku 14 qytetarë të Tetovës u dogjën për së gjalli dhe deri më sot ende nuk ka as përgjegjësi morale dhe as ligjore. U fol shumë për hetime, ekspert ndërkombëtarë, por ende nuk kemi asnjë epilog nga këto hetime. Sot lirisht mund të konstatojmë se gjyqsori i politizuar dhe regjimi hibrid i LSDM-së dhe BDI-së, konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona. Kjo qeveri përveç që dogji 14 jetëra dhe zemrat e të gjithë neve, u tall edhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Aktrimet për gjoja dorëheqje për të cilat poashtu ne paralajmëruam, poashtu rrezultuan siç thamë ne, një mashtrim i madh dhe tallje me familjarët.

Sot, nuk kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi nga ju që e dëshmuat se jeni të papërgjegjshëm. Sot, ju paralajmërojmë se drejtësia do të vijë, do të godas mbi të gjithë ju që me krim dhe korrupsion vodhët edhe nga shëndeti i qytetarëve, nga siguria e institucioneve bazë dhe nga çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve. Ju e dëshmuat se jeni të rrezikshëm për jetën e çdokujt në këtë vend, andaj ftojmë qytetarët që bashkërisht të heqim këtë rrezik për jetën e të gjithë neve dhe të më pas të nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që na nxijnë jetën për këto dy dekada.

Adnan Neziri, deputet i Aleancës për Shqiptarët

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey