ASH-AAA: Osmani dhe BDI e dëshmuan që nuk mund të ndahen nga Gruevizmi

Zgjedhja e Valentina Bozhinovskës në Këshillin e ekspertëve për përpilimin e strategjisë për politikë të jashtme, Bujar Osmani sot e konfirmoi gjithçka që ne prej kohësh alarmojmë.

Këtë e bën të ditur koalicioni ASH-AAA në reagimin e tyre.

“Me bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, si Bozhinovska e cila njihet si anti shqiptare dhe antinperëndimore, Osmani dhe kjo Qeveri zyrtarizuan strategjinë e tyre drejt Rusisë dhe drejt izolimit të vendit. Nga një ministër që do të këshillohet nga organizatorja e “natës së thikave”, tanimë është e qartë se nuk mund të pritet e ardhme e ndritshme. Osmani dhe BDI e dëshmuan që nuk mund të ndahen nga Gruevizmi, por tanimë edhe e gjithë Qeveria na tregoi se janë bërë “bashkë drejtë Rusisë, izolimit dhe krimit”.

Tanimë nuk ka vend për përrallat me veto bullgare, por është vetë Qeveria LSDM-BDI që i vendos veto ardhmërisë evropiane të vendit, qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti”, thekson Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey