ASH-AAA: Qeveria të jep llogari për autostradën Kërçovë-Ohër

“Autostrada Kërçovë-Ohër, në vend të lëvdatave Qeveria duhet të japë llogari”, kështu ka reaguar koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ndaj vizitës së krerëve institucional, të realizuar në këtë aks rrugor.

Kanë vlerësuar se, kjo autostradë edhe edhe “një dëshmi se Qeveria aktuale e në veçanti partneri shqiptar në koalicion, Bashkimi Demokratik për Integrim, tanimë përveç përgjegjësisë, nuk kanë as turp”.

“Ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Bovarski dhe Drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, sot tentuan të mburren edhe me një dështim tjetër që filloi me Qeverinë e kaluar VMRO-BDI dhe po vazhdon me Qeverinë aktuale LSDM-BDI. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, vlerëson se në vend të promovimit, partitë në Qeveri sot duhet të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për të gjitha dështimet në autostradën Kërçovë-Ohër.

Kjo autostradë me gjatësi prej 57 kilometrash, me vlerë prej 598 milion euro, filloi në vitin 2014 dhe sot pas 7 viteve është arritur vetëm 62% përparim në realizimin e punimeve. Në Qershor përfundon afati plotësues, ndërsa Qeveria paralajmëron edhe një propozim për aneks marrëveshje për vazhdimin e afatit, për një kohë që tanimë askush nuk është në gjendje ta planifikojë me saktësi. Deri më tani nga 70 projekte infrastrukturore për ndryshimin e trasesë, janë miratuar vetëm 20 dhe Grubi bashkë me ministrat e tjerë vazhdon të gënjejë qytetarët dhe këtë ta prezantojë si sukses.

Pyesim publikisht kryeministrin Zoran Zaev: ku mbeti drejtësia për, citojmë “kriminalitetin dhe korrupsionin” në këtë projekt, që e denonconte përmes bisedave të përgjuara. A do të përfundojë edhe ky rast me anmesti dhe partneritet me krimin, siç përfunduan të gjitha rastet e tjera deri më tani?”, thuhet në reagimin e ASH-AAA-së./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey