ASH analizon regjistrimin me ekspertë, shpalosen dëshmi për dyshimet për manipulim

Gjatë ditës së sotme u zhvilluat Debat publik “Regjistrimi i popullsisë 2021: implikimet sociale, ekonomike dhe politike”, në Shkup i cili u organizua nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi, Qendra Analitike e Aleancës për Shqiptarët, me përkrahje mediale nga albinfo.ch, njofton in7

Panelistë në këtë debat ishin: Mahi Nesimi – Ekspert, Dr. Etem Aziri – Profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Dr. Bashkim Iseni – Themelues i Platformës Albinfo.ch dhe Ligjërues në Universitetin e Friburgut, Naser Selmani- Gazetar si dhe Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Eksperti Mahi Nesimi hedh dyshime të reja mbi procesin e regjistrimit, duke dëshmuar se numri i qytetarëve nga diaspora të regjistruar deri në fund të afatit, nuk korrespondon me numrin e nxjerrë nga rezultatet finale. Këta bashkë me 132 mijë qytetarët e “imputuar”, sipas Nesimit, janë diversion i krijuar nga institucionet e shtetit.

“Në ditën e publikimit të numrit të regjistruarve u tha se janë regjistruar 204 805 qytetarë edhe në kë rast kemi të bëjm me diversion klasik institucional të Entit të Statistikës. Këtë e them për shkak se me 13 Shtator të vitit të kaluar në orën 24:00 ka qenë moment kritik i regjistrimit të popullatës. Të nesërmen u tha se si rezident (të pranishëm) janë regjistruar 204 805 dhe u tha se jashtë janë regjistruar 204 805 dhe tani shtrohet pyetja pse them diversion: Atë ditë në orën 24:00 a u mbyll web faqja e regjistrimit të popullatës jashtë shtetit (Disasporës)?! U mbyll! Po atëher nga dolën këta 55000 mijë pra Enti i ka pas ato po nëse i ka pas atëher le ti thotë le ti paraqet. Dhe tash pas gjashtë muajve Enti thotë jo jashtë janë regjistruar kaq. E njëjta është edhe me këta që thonë rezident me atë ligjin e 2278 që ata të dhëna i ka pas Enti apo nuk i ka pas? Nëse i ka pas pse nuk e tha atëher se janë regjistruar në vend – jashtë dhe jo atë shifër që e paraqitën pra që thonë 132 mijë thjesht është një diverzion për të cilin thuhet se tani ka edhe edhe kaq këtu po nuk e dijmë përkatësinë e tyre kombëtare”, theksoi Nesimi.

Gazetari Naser Selmani tha se dyshoj se shteti i kapur në të ardhmen planifikon të nxisë polarizime në vija fetare sepse kështu shpreson se do ta mobilizojë në formë më të fuqishme elementin sllav.

“Për here të parë të krishterët ortodoks dalin se nuk janë shumicë në vend, kjo nuk mund të jetë e rastësishme duke e njohur mendësinë e shtetit në Maqedoninë e Veriut. Dyshoj se shteti i kapur në të ardhmen planifikon të nxisë polarizime në vija fetare sepse kështu shpreson se do ta mobilizojë në formë më të fuqishme elementin sllav. Përveç kësaj, të paraqes para botës përplasjen në Maqedoni si një luftë fetare që është 50 vite Rusisë dhe Serbisë. Të gjitha spastrimet etike të shqiptarëve në rajon të Ballkanit dhe vend pas Kongresit të Berlinit janë bërë me arsyetimin se serbet dhe rusët po mbrojnë krishterizmin e evropja nga kërcënimi i islamëve shqiptar. Kam një të dhënë indikative se në disa fshatra puro shqiptare në Maqedoni disa qytetarë disa shqiptar jë deklaruar si turq. Unë nuk mendoj se edhe kjo nuk është e rastësishme”, theksoi Selmani.

Bashkim Iseni – Themelues i Platformës Albinfo.ch dhe Ligjërues në Universitetin e Friburgut tha se ndara e popullatës në resident/jorezident është kurth kundër diasporës shqiptare.

“Siç e dini diaspora shqiptare e Maqedonisë është prezente në Evropë po edhe në SHBA por edhe në kontinente tjera është një lidhje është një mishërim shpirtërorë është një dashuri e pa pare ndaj vendëlindjes dhe diaspora sidomos ka qenë dhe është” dhe mbetet një faktor ndryshimi jo vetëm për Maqedoninë por edhe në Kosovë në Shqipëri e kështu me radhë. Dhe kam drojën se ky vit i cili është lidh regjistrimi i fundit në populate rezidente dje jo rezidente fsheh synime tjera ku ndoshta dalngadal diaspora do të përjashtohet nga proceset politike sepse arsyja është shumë e qartë forma më e mirë për ta përjashtu nga procset politike është pikërisht të krijohen kategori tjera të populates rezidente apo jo rezidente prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm sidomos në muajt apo në vitet apo periudhat që vijn që mos prodhohet një arsenal juridik i cili pikërisht shkon në pah të kësaj ideje që diaspora të përjashtohet nga proceset politike, socilae, ekonomike”, theksoi Iseni.

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët theksoi se derisa BDI është në pushtet, ekziston rreziku të përjashtohet diaspora nga proceset politike.

Në kohën kur u shtye regjistrimi unë pata deklaruar që faktorit politik shqiptarë nuk do e lejoj shtyerjen e regjistrimit e kam thënë me bindje. Bazuar në vet faktin e një mekanizmi i cili po diskutohet në ditëve të fundit që është mekanizmi i Badenterit me iden që nuk mund të ketë politikan shqiptar i cili shkon merr vote nga ana e këtyre qytetarëve i cili do të vij në një moment që të votoj për shtyerjen e regjistimit dhe ndërkohë plot 200 mijë shqiptarë të diasporës ishin regjistruar vetëm e vetëm për dy javë. Dhe më duhet të pranoj publikisht që unë jam zhgënjyer nga kjo dhe tani tek folte Bashkimi për iden që ndoshta diaspora ky mund të jetë hapi ndarja në resident dhe jorezident ky mund të jetë hapi që diaspora përfundimisht të përjashtohet nga proceset politike. Përsëri do të kisha dashtë të them që nuk mund të ndodh kështu sepse është parimi i Badenterit që të paktën i pengon shlyerjen ndaj listave, të zgjedhësve dokumentet që kanë të bëjnë me komunitetet etike që votimin e dyfishtë. Por mesiguri nuk e them kot për sa kohë që kemi një subjekt politik që e ka shumicën e Badenterit ndodh që nuk do ta voton. Sepse në qoftëse nuk do të kishim këtë subjekt politik që pranon urdhëra vazhdimisht nga një establishment politik maqedonas edhe në lidhje me regjistrimin gjithëçka është e mundur. Sepse kështu ndodh të shtyhej edhe regjistrimi. Pastaj u përgadit storja që më mirë do keni kohë për tu regjistruar akoma më tepër dhe në ndërkohë që dolën të vertat të cilat ne vazhdimisht i kemi thënë si Aleancë për Shqiptarët që ky do të jetë moment ku do të manipulohen do të futen edhe në diasporë edhe të regjistruar të ri siç dëshmohet në shifra që tha Mahiu. Dmth nga 20400 mijë në momentin që u ndërpre regjistrimi ku rezultatet dolën 26000 mijë shqiptarë. Natyrisht një element shqetësue ngelet të imputuarit të cilët janë vetëm 132 mijë po që realisht janë aty në një variant matematikore për të luajtur me shifrat”, theksoi Sela.

Ndryshe të pranishëm në debat ishin personalitete nga jete publike dhe shoqërore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey