ASH: Fatmir, partia juaj i dallashiti shifrat! Mbroje Kërçovën dhe jo BDI-në!

Aleanca për Shqiptarët shpreh keqardhje për mënyrën e reagimit të Kryetarit të Komunës së Kërçovës, z.Fatmir Dehari.

“Ne sot alarmuam rrezikun që u kanoset shqiptarëve të Kërçovës si pasojë e manipulimeve me regjistrimin që ka bërë Qeveria LSDM-BDI, duke shtuar të imputuarit dhe duke fshehur të dhënat e diasporës shqiptare nga ky qytet. Fatmir Dehari tha që e kemi dallash, ndërsa ne i bëjmë thirrje që të kthjellet dhe ta kuptojë dallashin e vërtetë”, reagon ASH.

Sipas saj, Fatmir Dehari sot nuk duhet të jetë në mbrojtje të partisë dhe Qeverisë, por në mbrojtje të shqiptarëve të Kërçovës.

“E kujtojmë Fatmir Deharin se shefi i Qeverisë së tyre, Kovaçevski tha që edhe përfaqësimi nëpër institucione do të bëhet sipas përqindjes së banorëve rezident, duke paralajmëruar një qasje të këtillë edhe për të drejtat e tjera kolektive të shqiptarëve.

E ftojmë Fatmir Deharin të na bashkëngjitet në kërkesën tonë që diaspora të llogaritet në numrin e përgjithshëm të qytetarëve nëpër komuna dhe ta shpëtojmë bashkërisht të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar në Kërçovë”, thekson Aleanc për Shqiptarët.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey