ASH i përgjigjet Grubit: Artan mos shqelmo kot!

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate i kundërpërgjigjet zëvendëskryeministrit Artan Grubi i cili publikisht pyeti pse Sela dhe Taravari nuk ishin në Tetovë.

“Artan mos shqelmo kot, ti je i kapur me zë dhe figurë si përqafohesh buzëgaz me Jordan Mijalkovin në Parlament dhe me Sasho Mijallkovin skutave të Meriotit. Sa për vizitën në spitalin e Tetovës, botërisht dihet se kriminelët të parët arrijnë në vendin e ngjarjes. Kjo edhe ndodhi që në minutat e para pas tragjedisë. Ne nuk bëhemi spektator të krimeve tragjike, por do të sigurojmë të ketë përgjegjësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi gjatë ditës ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kundrejt tij për “keqpërdorim të tragjedisë së Tetovës” dhe mosdhënien e dorëheqjes si formë përgjegjësie.

“Pse zotëri Sela apo zotëri Taravari nuk kanë qenë në Tetovë t’i vizitojnë familjet, ta vizitojnë vendin ku ka ndodhur tragjedia e madhe e paparë në hapësirat tona dhe pse nuk bënë asgjë që t’u ndihmojnë atyre familje, por përkundrazi e keqpërdorin tragjedinë për politika të imta parazgjedhore”, tha Grubi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey