ASH kërkon Qeveri të përkohshme dhe zgjedhje në tetor të 2022

Një qeveri kalimtare që do të kishte mandat një vjeçar dhe prioritet i së cilës do të jetë lufta kundër çrrënjosjes së krimit si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në tetor të vitit të ardhshëm, është kërkesa e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Ai tha se kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për disa arsye, ndër to edhe fakti se BDI zgjedhjet i ka fituar me premtimin se do të ketë kryeministër shqiptar dhe tani për herë të dytë votojnë për kryeministër maqedonas, përcjell INA.

“ Të tre aktorët që janë brenda Qeverisë, ata aktorë kryesorë nuk kanë legjitimitet. Kovaçevski nuk ka legjitimitet sepse ai që fitoi zgjedhjet ishte Zaev dhe jo Kovaçevski të ishte kryeministër për të formuar qeveri. Afrim Gashi dhe Alternativa nuk kanë legjitimitet, sepse kanë marrë vota që së bashku me Aleancën ta sjellin ndryshimin në shoqërinë shqiptare dhe për ta dërguar BDI-në në opozitë, e jo për ta mbajtur në pushtet”, theksoi Sela.

Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkimin e opozitës për rrëzimin e të ashtuquajturit regjimi i ri dhe bëri thirrje për një betejë të përbashkët, duke kërkuar llogari nga të gjithë aktorët aktualë në pushtetin ekzekutiv.

Në konferencën për media ai iu referua edhe rasteve tragjike që shënuan vitin si zjarri në spitalin modular të Tetovës dhe aksidenti i autobusit në Bullgari, për të cilin tha se edhe disa muaj pas ngjarjeve asnjë zyrtar nuk e ka marrë përgjegjësinë, si dhe hetimet për rastet janë ende në vend.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey