ASH: Komuna e Tetovës ndan tokë pa kontratë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka kritikuar komunën e Tetovës por edhe organet e drejtësisë siç janë gjykata dhe prokuroria Themelore për bashkëpunim në një vepër penale që, sipas tyre, ndodh në qendër të qytetit. Fjala është për dhënien në shfrytëzim një personi fizik të hapësirës afër gjykatës së Tetovës, pa asnjë kontratë valide, e cila tashmë përdoret si parking privat makinash. Kreu i degës së ASH për Tetovën Muzafer Etemi, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë, nga policia dhe komuna që të dalin me sqarim për rastin në fjalë. Sipas tyre, në mes të Tetovës po bëhet një keqpërdorim ndërkohë që institucionet e lartpërmendura vazhdojnë të rrinë duarkryqë. Kjo parcelë është pronë publike dhe shfrytëzohet për biznes, më konkretisht, parking privat, pa asnjë lloj kontrate mes komunës dhe personit fizik apo juridik cili do qoftë ai. Të nderuar qytetarë, ja si funksionon komuna e Tetovës, më saktë kryetarja e komunës, por edhe “shtëpia e drejtësisë”. Pos prokurorisë hesht edhe Avokati i shtetit që ka për detyrë të kujdeset për pronën shtetërore, e cila për ironi, zyrat, i ka në po të njëjtin objekt. Heshtin edhe organet policore. Duke ditur se me tokën shtetërore menaxhon komuna, atëherë pyesim komunën e Tetovës të sqarojë se, me çfarë baze juridike ky vend shfrytëzohet parking dhe në interes të kujt shfrytëzohet”- deklaroi Muzafer Etemi. Kryetar i degës së ASH – Tetovë

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey