ASH Kumanovë: Shiu nxorri në pah turpin institucional të punëve “Shkel e Shko”! (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një reagimi ka reaguar lidhur me gjendjen e rënduar dhe vërshimet e shkaktuara në këtë komunë, pas reshjeve të dëmshme, e që ato siç thuhet nxorrën të ‘palarat’ e kreut të kësaj komune.

“Shiu i djeshëm në qytetin e Kumanovës e posaçërisht në fshatin Çerkez, përpos që ka shkaktuar dëme dhe vërshime rrugëve të fshatit, nxori në shesh edhe mashtrimin e talljen që institucionet lokale ua bëjnë lagjeve e vendbanimeve shqiptare.

Para pak kohësh ishim dëshmitar të një iniciative kryesisht për marrëdhënie me publikun të komunës dhe kryetarit Maksim Dimitrievski ku u asfaltuan disa rrugica në stilin “Shkel e shko” vetëm sa për tu dukur që gjoja po punojnë edhe nëpër vendbanimet shqiptare. Për tri vite radhazi nuk prekën asgjë, nuk investuan asgjë, nuk punuan asgjë, dhe kur nisen të afrohet koha për parafushatë, nxituan për të shtruar nga pak asfalt në baltë, por sikur se harruan se një shi i tillë do e nxjerrte në pah turpin e mashtrimin e tyre.

Vlen të theksohet se edhe gjatë asfaltimit të rrugicave u përkujdesën të bëjnë dallime ku rrugët e aktivistëve e votuesve opozitarë u anashkaluan në formë ndëshkimi për rezultatin e fundit zgjedhor”, thuhet në reagimin e ASH-Kumanovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey