ASH-Likovë: Pa fije turpi, BDI vjen në Opajën e Rexhaili Qerimit

Reagim i Aleancës për Shqiptarët, dega Likovë

Sot Bdi paska zbritur në fshatin Opajë, në fshatin e Rexhail Qerimit, i cili po dergjet burgjeve në një proces të montuar politik ndërsa qeveritarëve nuk besoj të ju ket kujtuar as sot derisa e kan vizituar këtë fshat ashtu siç nuk e kan kujtuar për gjithë këto vite derisa ai po vuan burgun i pafajshëm.
Ata erdhën për të përuruar sallën sportive ose sallën e turpit ashtu si i thonë banorët e ksaj ane.
Edhe pse posedonin pronën publike në pronësi të komunës perballë shkollës, ata këtë pronë nuk e shfrytëzuan dhe vendosën që sallën e sportit ta vendosin në cepin e shkollës, duke mos lënë as hapsirën më të vogël mes shkollës dhe sallës sportive dhe duke nxënë hapsirën për lëvizje të lirë të nxënësve. Shkolla dhe salla me ktë plan të ndërtimit nuk do të jenë funksionale, ndërsa ata edhe pse e dinin këtë fakt sidomos ministri i atehershem i arsimit Arber Ademi i cili vije nga i njejti fshat, vazhduan ndërtimin pa piken e turpit dhe pergjegjsise. Për këtë arsye përflitet se një pjesë e shkollës në të cilën së fundmi ka pasur disa investime pas shumë kohësh, do të duhet të rrënohet për ti hapur hapsirën e duhur sallës. Kjo është mënyra e funksionimit te tyre shkel e shko, e që dita dites po i detyron edhe ata pak te rinjë që kan mbetur mos ta shofin ardhmërin e tyre këtu dhe ta braktisin vendin.
Sot ata vizitorë me maqina luksoze nuk duheshte të ndjehen të ngazëllyer por të turpëruar, sepse me këtë fakt janë ngjeshur para syve.
Opaja dhe Likova meriton ndryshe dhe shumë më shumë përgjegjësi nga kjo që ka treguar dhe po vazhdon të tregoj kjo garniturë politike.
#mjaftishte

Aleanca Për Shqiptarët- Likovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey