ASH lyen me “gjak” ministrinë e Drejtësisë, kërkon dorëheqjen e Mariçiqit dhe Nuhiut (Video)

Forumi rinor i Aleancës për Shqiptarët bashkë me deputetët e kësaj partie kanë derdhur ngjyrë të kuqe në hyrje të objektit të Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, shkruan gazeta LAJM. “Sot para ministrisë së padrejtësisë hodhëm në mënyrë simbolike gjakun e atyre që e pësuan nga po këta kriminel në mënyrë që tu tregojnë se ata janë të gatshëm të shkelin mbi këtë gjak vetëm për t’i mbrojtur pozitat e tyre”, tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët. Ajdini kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Bojan Mariçiq dhe zv.ministrit Agim Nuhiu.

“Jemi sot këtu para ministrisë së padrejtësisë për të shprehur indinjatën tonë të thellë lidhur me iniciativën e po kësaj ministrie për të kërkuar falje për kriminelët dhe hajdutët në këtë shtet. Bie fjala për vrasjen e Almir Aliu, Boban Iliç, bie fjala për kriminelët që vodhën buxhetin e shtetit, mbi 17 milion euro, si Seat Koçan e raste tjera të tilla. Ky është kulmi dhe më nuk durohet. Këta janë njerëzit që janë të gatshëm të shkelin mbi gjakun e Almirit, mbi gjakun tonë, mbi gjakun e qytetarëve, vetëm për të mbrojtur pozitat e tyre ministrore. Bëhet fjalë për ministrin, zv.ministrin dhe gjithë udhëheqësinë e kësaj ministrie. Sot para ministrisë së padrejtësisë hodhëm në mënyrë simbolike gjakun e atyre që e pësuan nga po këta kriminel në mënyrë që tu tregojnë se ata janë të gatshëm të shkelin mbi këtë gjak vetëm për t’i mbrojtur pozitat e tyre. Turp për ata dhe ne kërkojmë dorëheqje të menjëhershme nga ministri dhe zv.ministri që e kanë marrë këtë iniciativë për të kërkuar falje për këta kriminel”, tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët./Gazeta LAJM

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey