ASH me propozim për tarifat e energjisë elektrike

Deputetja e Ilire Dauti konferencën e sotshme për media ka dhënë vërejtjet por dhe propozimet lidhur me modelin e ri tarifor për konsumin e energjisë elektrike, të propozuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Së pari, për të qenë një faturim sa më i realtë dhe i drejtë e duke patur parasysh se leximi i matësve nuk mund të kryhet në një periudhë kohore strikte (p.sh. gjithmonë me datë 20 apo 25 të muajit perkatës) për shkak të festave apo ditëve të fundjavës që janë ditë jo pune, ASH propozon faturim ditor dhe aplikim të bllok tarifave në bazë të konsumit ditor, ashtu që të mos lihet vend për keqintrepetime gjatë aplikimit të këtyre bllok tarifave.

Së dyti, propozimet e prezentuara nga KRRE nëse i shohim më në detaje në një farë mënyre qytetarët e qytetit te Shkupit sikur i favorizon, pasi qyteti i Shkupit disponon nxemje qëndrore dhe shumica e banorëve të këtij qyteti nuk do të kenë nevojë që të ngrohen gjatë sezonit dimëror me energji elektrike, me çka nuk do të tejkalojnë bllok taifat e propozuara të nivelit të tretë e të katërt gjë që është mirë për ata, por ky nuk është rast I njëjtë edhe me qytetarët e qyteteve të tjera.

Së treti, dështim total dhe i pamenduar mirë nga ana e qeverisë aktuale, ishte aplikimi i subvencioneve për qytetarët të cilët do të kalonin nga nxemje me dru në nxemje me kondicioner inverter, me çka të njejtët tani gjatë sezonit dimëror shumë lehtë do të kalojnë në konsumin e bllokut të tretë e të kartë, me çka do ta paguajnë energjinë e konsumuar shumë më shtrenjtë”, theksoi Dauti.

Për zbatimin e këtyre bllok tarifave, thekson Dauti, i kujtojmë qeverisë dhe propozuesit KRRE se a janë të konceptuara këto ndarje konform akteve, ligjeve dhe Kushtetutës së RMV ku thuhet se të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta e obligime në formë të barabartë?

ASH propozon që konsumi ditor minimal i energjisë elektrike për ndarjen nëpër bllok tarifa të jetë:

Bllok tarifa e parë nga 0 – 15 kwh

Bllok tarifa e dytë ​nga 16 – 30 kwh

Bllok tarifa e tretë nga 31- 45 kwh

Bllok tarifa e katërt ​mbi 46 kwh.

Nga shtojnë se nga KRRE u prezantua se do të aplikohet edhe tarifa e ulët për tarifën industriale dhe atë të ndriçimit publik, por nuk u dhanë shumë detaje.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey