ASH: Shqiptarët po mbahen në burg me raste të montuara, Mijallkovi u lirua nga gjykata e kontrolluar nga regjimi LSDM-BDI (Video)

“Dje, gjykata e kontrolluar nga regjimi LSDM-BDI i dhanë goditjen e fundit drejtësisë në vend. Në ditën që kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga postet e tij, Gjykata e Apelit miratoi një vendim për të lënë të lirë Mijallkovin, ndërsa në ditën e zgjedhjes së kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski, Mijallkovi doli nga Burgu i Shutkës”, theksoi Zulfi Adili-Qufa nga Aleanca për Shqiptarët (ASH).

Sipas tij, kjo Qeveri erdhi me mashtrimin për drejtësi, mbahet gjallë me zorr në emër të drejtësisë dhe evrointegrimeve, ndërsa në realitet të gjitha vendimet dhe veprimet janë kundër drejtësisë dhe kundër parimeve evropiane.

“Dje u pa qartë se ky regjim është i lidhur ngushtë me krimin dhe korrupsionin dhe se gjithë mandatin e vetë e ka kaluar duke falur e amnistuar kriminelë. Ndërkohë, qytetarë të pafajshëm, kryesisht shqiptarë nga raste të montuara padrejtësisht vazhdojnë të qëndrojnë në burgje edhe përkundër dëshmive të shumta për pafajsinë e tyre. LSDM dhe BDI gjatë gjithë sundimit të tyre sollën izolim dhe varfëri për qytetarët, ndërsa liri dhe miliona për kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Të jeni të bindur se kjo nuk do të zgjasë pafundësisht dhe një ditë do të jepni llogari dhe do të mbani përgjegjësi, ju bashkë me kumbarët tuaj të krimit”, theksoi Adili.

Ai po ashtu ka kërkuar përgjigje nga ministri i Punëve të Brendshme, Olivers Spasovski se pse ka mbyllur stacionin për kontroll teknik në Gllumovë, dy tre ditë pas aksidentit të autobusit në Bullgari.

“Spasovski me 26 nëntor të vitit 2021 ka nënshkruar vendimin për ndalimin e veprimtarisë së stacionit për kontroll teknik “Vija Komerc-Xhemal nga fshati Gllumovë për shkak të parregullsive të konstatuara që nga data 12 gusht të vitit 2021. Ndërkohë brenda periudhës nga konstatimi i parregullsive, deri në nënshkrimin e vendimit me 5 tetor të vitit 2021 në këtë stacion ka kryer kontroll autobusi që u dogj në Bullgari dhe mori jetën e 45 qytetarëve. Kujtojmë, vendimi për mbylljen e stacionit është nënshkruar tre ditë pasi ndodhi tragjedia”, theksoi Zulfi Adili nga Aleanca për Shqiptarët. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey