ASH sot pritet të zgjedh pasardhësin e Ziadin Selës

Aleanca për Shqiptarët sot në Shkup do të zhvillojë Kuvendin Qendror ku pritet të zgjedhet kreu i ri i kësaj partie, pas dorëheqjes së Ziadin Selës.

Deri tani nuk ka ndonjë kandidaturë të zyrtarizuar që do të marr drejtimin e kësaj partie, por ndër emrat e lakuar është Arben Taravari, nënkryetari aktual i këtij subjekti, përcjell INA.

Sela u tërhoq nga drejtimi i ASH-së pas humbjes së zgjedhjeve lokale për këshilltarë komunal në Tetovë, ku ky subjekt politik nuk arriti të siguroj asnjë mandat këshilltari, por këto zgjedhje u cilësuan edhe si barometër për fuqinë politike në kryeqendrën e Pollogut.

Sela përmes një letre arsyetoi dorëheqjen, por duke nënvizuar se ai do të vijoj fuqishëm në rrugëtimin e tij politik me ASH-në. (INA)

Loading...