ASH: Tani është momenti emergjent për uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantët

“Deklarata e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që nënkupton se akcizat për derivatet do të ulen kur t’i kujtohet Qeverisë janë skandaloze dhe konfirmojnë paralajmërimet tona për plaçkitje të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

“I bëjmë thirje Qeverisë dhe ministrit në fjalë se tani është momenti për të pranuar propozimet e Aleancës për Shqiptarët, për uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantë, të bëra publike që në fillim të krizës.

Rikujtojmë se Aleanca për Shqiptarët propozon ulje të TVSH nga masa 18% në atë 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15,00 denarë e për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit në një vlerë fikse jo më shumë se 3,00 denarë.

Mirëpo kjo Qeveri nuk i morri parasyshë këto propozime e sugjerime të ASH-së dhe ofroi masa gjysmake të cilat nga 01.06.2022 i ka hequr dhe të njëjtat edhe pse ishin gjysmake tani më nuk aplikohen. Kjo e ka rënduar edhe më shumë situatën, prandaj ditëve të fundit kemi rritje drastike të çmimeve me pakicë.

Çdo ditë vonesë nënkupton shtrenjtim më shumë të derivateve dhe më pas, çdo masë e marë nuk do të ketë asnjë efekt lehtësues për qytetarët. Bekteshi me deklaratën e sotshme pret që çmimi të shkojë në 150 denarë dhe pastaj ta ulë në 120 denarë për litër. Kjo nuk është ulje, por plaçkitje dhe mashtrim i qytetarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey