ASH uron Kovaçevskin për zgjedhjen e tij në krye të LSDM-së

Aleanca për Shqiptarët ka uruar Dimitar Kovaçevskin për lider të LSDM.

“Përgëzojmë z. Dimitar Kovaçevski për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i LSDM-së.

Ky legjitimitet i z. Kovaçevskit, i fituar sipas parimit një anëtar një votë, pa dyshim vjen me shumë përgjegjësi, veçanërisht në adresimin e krizave të shumta me të cilat po përballet vendi.

Z. Kovaçevski dhe lidershipit të ri të LSDM-së u urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e programit të prezentuar në kongresin e sotëm”, thuhet në komunikatën e ASH-së.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey