ASH uron Mickoskin për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së

Aleanca për Shqiptarët ka uruar Hristijan Mickoskin për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së.

“Urojmë z. Hristian Mickoski për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së për katër vitet e ardhshme. Anëtarët e kësaj partie i urojmë për Kongresin e suksesshëm, si hap i rëndësishëm në konsolidimin e mëtejmë të strukturave partiake dhe ofertës opozitare.

Problemet me të cilat përballen qytetarët si pasojë e regjimit të korruptuar dhe të kriminalizuar LSDM-BDI janë të shumta. Opozitën e sotme e pret shumë punë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe barazinë e qytetarëve pa dallime, si parakushte themelore për të materializuar perspektivën evropiane të vendit”, theksohet në komunikatën e ASH-së.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey