ASH zgjodhi kryetarët e degëve në Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Shuto Orizarë dhe Likovë

Aleanca për Shqiptarët gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur kryetarët e degëve edhe në disa komuna tjera. Në Kërçovë u mbajt Kuvendi i degës së ASH-së me çrast kryetar dege u zgjodh dr. Genc Selmani!

Aleanca për Shqiptarët dega Dibër në Kuvendin që mbajti dje me shumice të votave vendosi që profesori Ilirjan Fetahu të udhëheq me degën.

Dega e ASH-së në Kumanovë për kryetar të saj zgjodhi Arsim Hasanin, i cili mori mbështetjen e shumicës së kuvendarëve.

Ndërsa, Sevdair Aziri u rizgjodh për kryetar dege të Shuto Orizarës. Ai u votua me shumicë votash të kuvendarëve të degës.

Aleanca për Shqiptarët dega Likovë në Kuvendin që mbajti dje me shumice të votave vendosi që dr. Jeton Shqiri të udhëheq me degën. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey