ASH zgjodhi kryetarët e degëve në Saraj, Butel, Zhelinë, Gazi Babë, Vrapçisht, Çuçer Sandevë (FOTO)

Adnan Alija, afarist, është zgjedhur Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Gazi Babë
Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës! Punimet e këtij kuvendi të degës i ka ndjekur sekretari organizativ, Elmi Aziri.

Në Saraj për kryetar dege është zgjedhur Muhsin Arifi. Ai ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve. Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve. Punimet e Kuvendit i ndoqi anëtari i Kryesisë, Naim Bajrami.

Rexhail Mahmudi, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çuçer Sandevë!
Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës e mbikqyri deputeti Abdulla Saliu.

Izeir Memedi, jurist i diplomuar, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Butel.
Ai u votua nga shumica e kuvendarëve në mbledhjen e Kuvendit të degës, ndërsa punimet i ndoqi Sekretari Organizativ i ASH-së, Elmi Aziri.

Denis Aliti u zgjodh Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Zhelinë. Në prezencë të anëtarëve të Kryesisë, deputetes Artina Qazimi dhe deputetes Ilire Dauti, Kuvendi i degës shqyrtoi propozimin e Komisionit Qendror dhe të njëjtin e miratoi me shumicë votash.

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Vrapçishtit në mënyrë unanime për kryetar dege të Aleancës për Shqiptarët u zgjodh Mr. Zulhajrat Demiri. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey