Asnjë i vdekur dhe 10 rast të reja me koronavirus

Raporti i fundit i IKSHPK’së, edhe sot asnjë viktimë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa janë shëruar 12 persona.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

Bashkëiadalim 01 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345.

Në total numri i rasteve aktive është 165.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey