Asnjë rast me COVID-19 në 24 orët e fundit në Gjilan

Pas disa muajsh, në Gjilan për herë të parë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Kështu ka njoftuar Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai tha se në këtë qytet janë aktualisht 40 raste aktive.

“COVID19 është në mesin tonë dhe deri në vaksinim duhet të vazhdojmë me disiplinë, sipas rekomandimeve të IKSHPK. #Kujdesu për vetën dhe familjen tuaj!”

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 21152 mostra, 6401 kanë rezultuar pozitivë, 6215 janë shëruar, 144 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 40 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona, dhe 86 mostra në pritje për rezultat”, njoftoi Haziri.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey