Asnjë viktimë nga virusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Kovid-19.

Për 24 orë janë realizuar 2.212 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 236 persona, transmeton TV21.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 252 të shëruar.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i rasteve aktive ka rënë në 1.027.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey