Astrit Iljazi nga Lëvizja BESA: Komuna e Çairit e pa aftë, 104 filloristë mësojnë në sallën e sportit! (VIDEO)

Astrit Iljazi, sekretari i degës së Lëvizjes BESA në Çair ka shprehur shqetësime për gjendjen e rëndë në arsim në komunën e Çairit.

Sipas tij, ashtu si çdo vit edhe ky vit shkollor nxori në sipërfaqe paaftësinë e Komunës së Çairit për të menaxhuar me procesin më të rëndësishem, atë të organizimit të procesit eduakativo-arsimor.

“Është për të ardhur keq që ky vit shkollor në vend që të jetë plotsim i ëndrrave për nxënësit e klasës së parë, kjo gjë nuk ndodhi me filloristët e shkollës fillore “Imri Elezi”.

Nga informatat që i posedojmë ne dhe ankesat të cilat ka disa ditë po i adresojnë prindërit e fëmijëve, është skandaloz fakti që 104 fëmijë të klasës së parë në vend që mësimin e tyre ta vijojnë në klasa të veçanta ata çdo ditë pranohen në sallën e sportit dhe atë paramendoni për këto 104 fëmijë kujdesen vetëm tre edukatore. Paaftësia e udhëheqësisë së shkollës dhe neglizhenca e Komunës së Çairit ndaj këtij problemi po merr në qafë komplet një gjeneratë të nxënësëve të cilët për dal..

Astrit Iljazi, sekretari i degës së Lëvizjes BESA në Çair ka shprehur shqetësime për gjendjen e rëndë në arsim në komunën e Çairit.

Sipas tij, ashtu si çdo vit edhe ky vit shkollor nxori në sipërfaqe paaftësinë e Komunës së Çairit për të menaxhuar me procesin më të rëndësishem, atë të organizimit të procesit eduakativo-arsimor.

“Është për të ardhur keq që ky vit shkollor në vend që të jetë plotsim i ëndrrave për nxënësit e klasës së parë, kjo gjë nuk ndodhi me filloristët e shkollës fillore “Imri Elezi”.

Nga informatat që i posedojmë ne dhe ankesat të cilat ka disa ditë po i adresojnë prindërit e fëmijëve, është skandaloz fakti që 104 fëmijë të klasës së parë në vend që mësimin e tyre ta vijojnë në klasa të veçanta ata çdo ditë pranohen në sallën e sportit dhe atë paramendoni për këto 104 fëmijë kujdesen vetëm tre edukatore. Paaftësia e udhëheqësisë së shkollës dhe neglizhenca e Komunës së Çairit ndaj këtij problemi po merr në qafë komplet një gjeneratë të nxënësëve të cilët për dallim nga moshatarët e tyre ende duhet të ballafaqohen me mospasjen e kushteve elementare, mungesën e hapsirave dhe librave.

Urgjentisht kërkojmë nga Komuna e Çairit që të zgjidh sa më shpejt këtë problem dhe të mos lejon që në vitin 2022 dikush të tallet me fëmijët shqiptar në Çair” i shpreh këshilltari i BESËS në Çair”, theksoi Iljazi nga Lëvizja BESA. (INA)

Loading...