Atalanta befason Manchester City, merr pikën e parë në Champions

Sharing is caring!


Pas një pjese të parë për t’u harruar për italianët, fraksioni i dytë i ndeshjes ka nisur mirë për Atalantën.

Ekipi italian ka barazuar ndeshjen në minutën e 49-të. Kapiteni Gomez lëvizi bukur në krahun e majtë të sulmit, krosim perfekt në zonë dhe Pasalic ndezi festën zikaltër në “San Siro”.

Ekipi i Guardiolës kaloi në avantazh shumë shpejt me anë të Sterling dhe humbi shansin për të mbyllur ndeshjen në fund të pjesës së parë. Gabriel Jesus gaboi nga pika e penalltisë, teksa portieri Ederson mbeti në dhomat e zhveshjes si pasojë e një dëmtimi.

Në përfundim të kësaj ndeshje, Gjimshiti me shokë ia dolën që të marrin edhe pikën e parë në Champions League.

Sharing is caring!

Loading...
shares