Atdhedashuria nuk matet më fjalë, por me vepra

Adem Bytyçi
A kemi të bënim me Atdhedashuri të rrem, kur ca figura politike për çdo ditë , në çdo emision , në çdo konferencë për shtyp, në të gjitha takimet me përmbajtje dhe karakter politikë dhe kombëtar pohojnë: Mbi të gjitha interesat është interesi i Kosovës dhe interesi i popullit të Kosovës, ndërkaq, kur është në pyetje zgjedhja e Presidentit‐Presidentes të shtetit harrojnë të gjitha ato që i kanë thënë, edhe politikani më i padijshëm e synon këtë post pa menduar absolutisht se a janë apo jo në gjendje për të përfaqësuar me dije, përgjegjësi dhe dinjitet postin e Presidentit – Presidentes të Republikës.

Situatën e bënë edhe më shumë sa për të qeshur po aq edhe për të qarë, kur shef se postin e Presidentit- Presidentes e synojnë të gjitha partitë politike me kandidatët e tyre, duke pohuar se, përveç kandidatit të partive të tyre , partia nuk voton as një kandidatë të ndonjërës nga partitë tjera. .

Ky mbetët një shembull shumë i keq që tregon se, akoma elita politike e Kosovës nuk ka arrit shkallën e formimit të duhur për të ndërtuar shtet dhe zgjedhë në mënyrë të drejtë dhe demokratike përfaqësuesit më të lartë të institucioneve demokratike dhe shtetërore sipas meritave,e jo pazareve të partive politike…

Zgjedhja Presidente e Kosovës zonj. Vjosa Osmani, është zgjidhja e duhur, sepse nuk do të zhgënjehen qytetarët e Kosovës, ngase brenda dhe jashtë vendit do t’ia ndritë fytyrën dhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Kosovës i duhet një President – Presidente, që përveç aftësive tjera, në takimet dhe komunikimet me personalitetet ndërkombëtare nuk i duhet përkthyes dhe as ndërmjetësues për t’i thënë se çka duhet të flasë dhe si duhet të flas, pra kjo është zonj.Vjosa Osmani, të cilën pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës e duanë për Presidente të shtetit të tyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey