Atentatori i kryebashkiakut u zhduk pa gjurmë, RENEA dhe FAST mban në rrethim Lushnjen

Gëzim Saraçi, atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe vijon të jetë ende i lirë, edhe pse Policia me forcat e saj më speciale RENEA dhe FAST ka kryer disa kontrolle banesash e automjetesh, por pa rënë në gjurmë të tij.

Shumë shtëpi të dyshuara si baza e fshehjes së tij janë kontrolluar në mesnatë, por pa asnjë rezultat. Ndërkohë, kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor ka lënë spitalin e traumës dhe është larguar së bashku me familjarët e tij.

Sipas bluzave te bardha, ai nuk ka rrezik për jetën. Ndërsa sekretarja e tij Erisa Qalliu vijon të mbetet në spital. Gjatë qëndrimit të Kryebashkiakut socialist në spitalin e Traumës, shkuan edhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Nuk dihen ende arsyet që e çuan drejt një veprimi të tillë, por në bazë të hetimeve të deritanishme mendohet që shkak të ketë qenë pushimi nga puna.

Sipas dëshmitarëve dy të përfshirët në ngjarje kanë nisur të debatojnë me fjalë në momentin që po hynin në zyrën e Kryebashkiakut Tushe dhe në atë që duhej të ishte një ditë festive, Lushnja u trondit që në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey