Atletico e nis mbarë 2020-ën, mbetet në garë për titullin!

Atletico e Madridit e nisi vitin me fitore duke mbajtur gjallë edhe shpresat për titull.

Në Wanda Metropolitano, Los Colchoneros mposhtën me shumë vështirësi 2-1 Levanten, për meritë edhe të portierit slloven Jan Oblak i cili ndali dy tentativa të shqiptarit Enis Bardhi në minutat e fundit.

3 golat e kësaj sfide erdhën shumë shpejtë në harkun e 5 minutave nga e 13-ta në 18-ën me Angel Correan që zhbllokoi shifrat por Roger gjeti menjëherë baraspeshën, ndërkohë Atletico mori sërish epërsinë me mbrojtësin Felipe, epërsi që e ruajti deri në minutat e fundit të takimit.

Me këtë sukses Atletico e Madridit u ngjit në kuotën e 35 pikëve, 5 më pak se Reali i Madridit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey