Australia në krizë, por jo për shqiptarin. Zhbllokohet Migjen Basha

Migjen Basha e ka nisur vitin 2020 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shfaqur si protagonist në suksesin e thellë 4-0 që skuadra e tij Melbourn Victory mund të siguronte ndaj Newcastle Jets.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, mundi të gjente rrugën e rrjetës në pjesën e dytë në minutën e 61-të, duke dyfishuar shifrat për të tijtë.

Një goditje nga distanca, gjeti të përgatitur në momentin e parë portierin e skuadrës mike, i cili mundi të ndalte topin duke e kthyer tek Basha, që me portën thuajse të boshatisur dhe vetëm pak metra larg, nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte dhe goli i parë për Migjen Bashën me fanellën e Melburn Victory, skuadër ku mesfushori u transferua gjatë merkatos verore, pas përvojës së tij të fundit në Europë me Arisin e Selanikut. Nga 12 javë kampionat, 10 prej tyre Basha i ka nisur si titullar dhe në vetëm 2 prej tyre është nisur nga stoli.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey