Autobusi bie nga ura dhe zhytet në akull, 19 të vdekur në Rusi (FOTO)

Sharing is caring!

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me pasagjerë një lumin e ngrirë. “Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 21 janë lënduar”, thuhet në komunikatën e autoriteteve.

Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega.

Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet. Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë. Sipas statistikave, 18214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar.

Sharing is caring!

Loading...
shares