Autobusi përplas këmbësorin, ndërron jetë pa mbërritur në spital

Aksident me vdekje në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Rreth orës 18.15, në aksin rrugor Tepelenë – Gjirokastër, në afërsi të fshatit Humelic, një autobuz me drejtues shtetasin L.R, 45 vjeç banues në Vlorë ka goditur një këmbësor, i cili ka ndërruar jete.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punonon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i autobuzit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryehen veprimet proceduriale.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey