Autoritetet shëndetësore izraelite: Doza përforcuese e Pfizer forcon imunitetin te personat mbi 40-vjeç

Zyrtarët izraelitë të shëndetësisë njoftuan sot se doza përforcuese e vaksinës Pfizer/BioNTech kanë rritur mbrojtjen te njerëzit mbi 40-vjeç.

Të dhënat u prezantuan në një takim të këshilltarëve të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), të cilët duhet të votojnë sonte nëse ka nevojë për të dhënë doza përforcuese të Moderna, raporton Reuters. FDA zakonisht ndjek këshillat e ekspertëve, por nuk është e detyruar ta bëjë këtë.

Nëse FDA miraton përdorimin e vaksinën përforcuese Moderna, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të rekomandojnë se kush duhet të marrë dozën përforcuese. “Ne aktualisht po shohim përafrimin e kurbës së epidemisë në Izrael,” tha Sharon Alroy-Preis, drejtoreshë në detyrë e Shëndetit publik në Izrael.

Ajo tha se programi nxitës i vaksinimit, i cili tani përfshin 50 për qind të atyre të vaksinuar nga të gjitha grup-moshat, ka filluar të zvogëlojë numrin e infeksioneve, dhe kjo vlen edhe për njerëzit e pa vaksinuar në Izrael.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey