Avokati i Haradinajt thotë se me të po bisedon përmes një xhami: Në vizitën e fundit s’mund t’ia jepja dokumentet

Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është ankuar për vështirësi lidhur me komunikimin me klientin e tij.

Ai ka thënë se koha e kufizuar po e pamundëson po ashtu komunikimin e mirë mes tij dhe Haradinajt.
“Të gjitha këto biseda që bëjmë bëhen nëpërmjet një xhami ndarës në mes. Duke pasur edhe kohë shumë të kufizuar, është e pamundur të kemi diskutime. Kërkoj ndërhyrje nga gjykata që të bisedojë me njësinë e paraburgimit, sepse në vizitën e fundit që i bëra Z. Haradinaj nuk mund t’ia jepja atij dokumentet përtej xhamit. Nuk është kjo mënyra për të vazhduar punën me klientët tanë”, ka thënë Cadman.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar nga administratorja që kjo çështje të adresohet dhe të zgjidhet me shpejtësi.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey