Avokati i Popullit: Përgjegjësi për ngjarjen tragjike medoemos duhet të ketë

Avokati i Popullit në një reagim me shkrim lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Tetovë ka theksuar se përgjegjësi për ngjarjen tragjike duhet medoemos të ketë. Sipas këtij institucioni këtë institucionet shtetërore kompetente ua kanë borxh familjeve të viktimave dhe atyre të lënduarve.

“Avokati i popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në spitalin e Tetovës, në të cilin e humbën jetën një numër i madh i pacientëve të hospitalizuar për kurim nga Kovid-19, ndërkaq në të cilin ka edhe pacientë dhe punonjës shëndetësorë të lënduar. Skenat e përhapjes së flakëve, lufta për të shpëtuar çdo jetë njerëzore, askënd nuk mund ta lënë indiferent. Çdo fotografi e kësaj ngjarjeje fatkeqe krijon dhimbje dhe shkakton pikëllim për humbjen që pësuan një numër i madh i familjeve”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Me këtë rast, Avokati i popullit shpreh ngushëllime familjeve të personave të vdekur tragjikisht, dhe njëkohësisht shpreh shpresë për rikuperim dhe shërim të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje.

“Avokati i popullit konsideron se vetëm me hetim të shpejtë dhe efikas do të dëshmohet se funksionon shteti juridik – sistemi. Përgjegjësi për ngjarjen tragjike medoemos duhet të ketë. Këtë së paku shteti ua ka borxh familjeve të cilat mbetën pa më të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey