“Avullojnë” biletat e Belgjikë-Itali, në treg të zi shiten deri në 1200 euro

Mund të quhet edhe një krizë për biletat e çerekfinales Belgjikë-Itali. Ka një interesim të jashtëzakonshëm për sfidën e madhe mes dy skuadrave që do të përballen në “Allianz Arena” ditën e nesërme në orën 21:00 teksa numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm është reduktuar në 20% të kapacitetit.

Për shkak të situates nga Covid, u nxorrën nga UEFA vetëm 14.500 bileta për këtë përballje të cilat u shitën menjëherë për 2-3 orë dhe nga kërkesa e lartë që ka për këtë ndeshje, shumë bileta tani i gjen në treg të zi.

Grupe të ndryshme në Facebook kanë organizuar shitje të biletave, ose më saktë rishitje të biletave të blera online dhe tani për përfitime i rishesin ato.

Çmimet e biletave për ndeshjen në “Allianz Arena” varionin zyrtarisht nga 75 Euro deri në 225 Euro dhe tani kërkesat e mëdha kanë bërë që çmimi të shkojë deri në 1200 euro.

Në Ebay, ka shumë raste të rishitjes së biletave me 630 euro ndërsa akoma më shumë deri në 1200 euro i gjen në një sajt të specializuar si Ticombo.

Në stadiumin e Munchenit, sipas rregullave strikte tifozët duhet të paraqiten me një maskë të tipit FFP2, me çertifikatën e vaksinimit të paktën 14 ditë nga doza e dytë, çertifikatën e shërimit nga Covid-19 ose një test negative të 24 orëve të fundit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey