Azili për indianin mashtrues, “dhurata” që i mbylli gojën Ditmir Bushatit

Shqipëria duket se është përfshirë në një skandal gjigant financiar dhe politik, që i ka bazat në Indinë e largët, pjesë e të cilit dyshohet të jenë edhe ish-ministra.

Bëhët fjalë për vëllezërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, dhe kunatin e tyre Hiteshkumar Patel, i cili së fundmi, çuditërisht, ka marrë azil politik në Shqipëri, duke i shpëtuar dënimit në Indi.

Lidhjet e forta politike, por edhe shpërdorimi i detyrës nga zyrtarët shqiptarë, i kanë mbyllur rrugën autoriteteve indiane për super të kërkuarit, përfitues të 725 milionë dollarëve përmes mashtrimit.

Azili politik për 59-vjeçarin, që u firmos në muajin nëntor nga autoritetet shqiptare, është në fakt një dhuratë e qeverisë për t’i mbyllur gojën Ditmir Bushatit.

Dhe Ditmir Bushati duket se e ka pranuar ofertën. Pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Ramës dhe kolegëve të PS, kohët e fundit, ish-ministri po zbaton kodin “Omerta”.

Historia e mashtruesve që kamufloheshin si biznesmenë në Shqipëri

Në mënyrë të çuditshme, edhe pse dy vëllezërit indianë ishin në kërkim ndërkombëtar, të dy ata ia kishin dalë të merrnin pasaportë shqiptare dhe të nisnin madje edhe investimet në fushën e ndërtimit. Ata e kanë marrë nënshtetësinë shqiptare në kohën kur në krye të Ministrisë së Jashtme ka qenë Ditmir Bushati. Madje atë kohë njëri prej vëllezërve, Nitin Sandesara, u ngrit edhe në detyrë, duke u emëruar nga Dirmit Bushati, konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Pas shpërthimit të superskandalit, autoritetet u munduan që t’ia lënë fajin njëri-tjetrit. Presidenti Meta tha se kishte zbatuar ligjin dhe se ua kishtë dhënë shtetësinë me propozim të ministrit Klosi “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme”. Ndërsa, Bushati, i cili kishte emëruar konsull një mashtrues, dy ditë para ikjes, tha se kishte zbatuar konventat ndërkombëtare.

Pavarësisht pretendimit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk jepte shpjegim se përse u shkelën procedurat për dhënien e certifikatës së konsullit një të shumëkërkuari kur ligji 8372 në nenin 21 thotë shprehimisht se duhet të shqyrtohet me kujdes përshtatshmëria e figurës për kandidat.

Përveç papërgjegjshmërisë së pushtetarëve, dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim edhe funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut të një skandali të madh politik dhe financiar. Kunati i dy vëllezërve që mori azil politik në Shqipëri, që ishte edhe truri i skemës së mashtrimit, e ka marrë pasaportën diplomatike gjatë kohës që pritej dekretimi për shkarkimin e Ditmir Bushatit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey