Aziri i ASH-së: Po të pranohet propozimi ynë dizeli do të shitet 86 denarë, ndërsa benzina 91 denarë

Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri sërish ka pasqyruar gjendjen reale që shteti përfiton nga shitja e derivateve të naftës nga çmimet aktuale dhe ku goditen qytetarët.

Ja sqarimi i plotë i deputetit dhe sekretarit organizativ të ASH-së, Elmi Aziri:

Per cmimet e larta te derivateve te naftes , ne shume dalje para opinionit publik ASH ka dale me propozime konkrete dhe te artikulluara ne ate forme qe te mbrohen konsumatoret , por kesaj qeverie aktuale nuk i intereson asgje pervec qe te zhvas e te varferoje sa me shume qytetaret e saj edhe ne keto kohe te krizes se larte ekonomike .

Per ilustrim gjate ketij shenimi po i krahasojme cmimet e shitjes me pakice te karburanteve me date 28.12.2021 dhe ato te dates se sotme 14.06.2022 .
Per derivatin Benzin Eurosuper BS 98 me date 28.12.2021 ku cmimi shites ishte 75,50 denare , buxheti i shtetit ne emer te TVSH arketonte 11,52 denare per cdo liter te shitur dhe 22,00 denare ne emer te akcizes per nje liter te shitur .
cmimi bleres
34.82
denare
marzhë tregtimi dhe skladimi
5.45
denare
takse ekologjike
0.08
denare
rezerva te derivateve
0.89
denare
shp.transporti
0.75
denare
akciza
22.00
denare
akciza shtese
0.00
denare
totali para TVSH
64.00
denare
TVSH
11.52
denare
TOTALI
75.50
denare
Per derivatin Benzin Eurodizel BS me date 28.12.2021 ku cmimi shites ishte 64,00 denare , buxheti i shtetit ne emer te TVSH arketonte 9,76 denare per cdo liter te shitur dhe 15,50 denare ne emer te akcizes per nje liter te shitur .
cmimi bleres
32.35
denare
marzhë tregtimi dhe skladimi
5.31
denare
takse ekologjike
0.03
denare
rezerva te derivateve
0.30
denare
shp.transporti
0.75
denare
akciza
15.50
denare
akciza shtese
0.00
denare
totali para TVSH
54.25
denare
TVSH
9.76
denare
TOTALI
64.00
denare
Po si eshte kjo strukture sot
Per derivatin Benzin Eurosuper BS 98 me date 14.06.2022 ku cmimi shites eshte 113,50 denare , buxheti i shtetit ne emer te TVSH arketon 17,31 denare per cdo liter te shitur dhe 22,00 denare ne emer te akcizes per nje liter te shitur .
cmimi bleres
67.31 denare
4.95 marzhë tregtimi dhe skladimi
0.08 denare takse ekologjike
0.89 denare rezerva te derivateve
0.95 denare shp.transporti
22.00 denare akciza
0.00 akciza shtese
96.17 denare totali para TVSH
17.31 denare TVSH
TOTALI
113.50. denare
Per derivatin Benzin Eurodizel BS me date 14.06.2021 ku cmimi shites ishte 107,50 denare , buxheti i shtetit ne emer te TVSH arketon 16,40 denare per cdo liter te shitur dhe 15,50 denare ne emer te akcizes per nje liter te shitur .
cmimi bleres
69.16
denare
marzhë tregtimi dhe skladimi
5.16
denare
takse ekologjike
0.03
denare
rezerva te derivateve
0.30
denare
shp.transporti
0.95
denare
akciza
15.50
denare
akciza shtese
0.00
denare
totali para TVSH
91.10
denare
TVSH
16.40
denare
TOTALI
107.50
denare
Pra nga tabelat shihet qarte per derivatin Benzin Eurosuper BS 98 ne emer te TVSH shteti arketon me teper 5,79 denare ( 17,31 – 11,52 ) per cdo liter te shitur , dhe per derivatin Eurodizel BS ne emer te TVSH shteti arketon me teper 6,64 denare ( 16,40 – 9,76 ) per cdo liter te shitur.

Duke e ditur konsumin ditor te derivateve te Eurosuper BS 98 dhe Eurodizel BS , vijme ne perfundim se ne buxhetin e shtetit cdo dite vetem ne emer te TVSH nga karburantet e naftes arketohen me teper afersisht 12.000.000,00 denare ( afro 200.000 mije € ) nga ajo qe arketonte me date 28.12.2021 , pra nga dita e perheqjes se masave antikrize ( 31.05.2022 ) kjo qeveri ka arketuar me teper afersisht 3 miljon € .
Cdo koment e analize eshte e tepert, edhe ne kohe krize te shikosh perfitimin e te zhyses ne varferi te skajshme popullaten , kjo eshte mendesi vetem e qeverive totalitare .

Ka ardhur ndoshta momenti i fundit qe kjo qeveri te pranoje pa asnje medyshje propozimet e ASH , per ulje te normes se TVSH per derivatet e naftes nga 18 % ne 5% , uljen e nivelit te akcizes nga 22,00 denare ne 15,00 denare per Eurosuper BS 98 dhe nga 15,50 denare ne 9,00 denare per Eurodizel BS ,si dhe fiksim te marzhave te tregtimit per grosistet ne vlere fikse prej 3,00 denare .

Nese gjejn zbatim keto masa sot Eurosuper BS 98 do te tregtohej me 91,50 denare dhe Eurodizel BS do tregtohej me 86,50 denare“, ka shkruar Aziri. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey