Aziri: LSDM erdhi në Qeveri me shpresë se do t’i zgjidhë rastet e montuara

Elmi Aziri në “Emisioni 200”, në Alsat theksoi se LSDM në Qeveri erdhi duke premtuar se do të zgjidhen të gjitha rastet e montuara. Sipas Azirit jo që nuk u realizuan por edhe u shtua numri i rasteve diskreditues dhe diskutabile.

Lidhja Social Demokrate erdhi në pushtet duke premtuar se do t’i zgjidhë rastet e montuara politike, duke përmend rastin Mostra, rastin Alfa dhe të gjitha me radhë, dhe çka ndodhi, jo që nuk u zgjodhën ato raste por u shtua numri I rasteve me vendime diskredituese dhe diskutabile të gjyqësorit. Cili është roli I qeverisë, çfarë masa mori qeveria që ta lirojë gjyqësorin prej intervenimit të mundshëm politik, partiak e të tjera”, tha Aziri.

Ai thkesoi se Formimi i shumicës është e bërë në mënyrë klandestine.

Sipas Azirit, parlamenti është shndërruar në një institucion ku bëhet tregti toptane ku nuk merren për bazë as kriteret, as premtimet po as besa e dhënë ndaj qytetarëve, shkruan Alsat.

”Nëse tentohet që t’i jepet një verdikt për suksesshmërin eventuale të kësaj qeverie vlerësojë se duhet të kemi për bazë dy momente: momenti i parë se si është formuar kjo qeveri, dhe momenti i dytë analiza historike respektivisht vlerësimi i punës së deritanishme të kësaj Qeverie. Sa i përket të parës kemi të bëjmë me formimin e shumicës në mënyrë klandestine e cila deri në maksimum e ka degraduar moralin e të bërit politik, për arsye se kemi një shndërrim të parlamentit në një institucion ku bëhet tregti toptan duke mos i marrë për baza as kriteret as premtimet as besën e dhënë ndajë qytetarëve ndaj bashkëpunëtorëve e të tjera”, tha Aziri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey