Aziri nga ASH: Qeveria po shkatërron arsimin, ku janë premtimet për 600 euro rrogë në arsim?

“Për të satën herë me radhë, Qeveria u soll e u mbështoll dhe përsëri erdhi në fjalët e Aleancës për Shqiptarët. Por, kësaj radhe, fatkeqësisht, nga inatet e Qeverisë pësuan nxënësit”, theksoi deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

Sipas tij, gjatë debatit parlamentar për pagën minimale, grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët propozoi amendamente për rritje lineare të pagave në administratën shtetërore dhe publike, në përputhje me rritjen e pagës minimale, por pushteti aktual refuzoi amendamentet, bëri inate, pastaj me sindikatën e arsimit dhe në fund pranoi marrëveshje për rritje të pagave në arsim për 12%, afërsisht nivelin e njëjtë që parashihej në propozimet e Aleancës për Shqiptarët.

“Çfarë fitoi Qeveria nga kjo zvarritje dhe këto inate?

Fëmijët humbën dy javë nga procesi arsimor, arsimtarët u torturuan dhe shpesh herë edhe u anatemuan nga Qeveria. I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos ngul këmbë në mosdije dhe inate politike, por të dëgjojë dhe pranojë propozimet konstruktive dhe të dobishme për qytetarët në të ardhmen.

Ndërkohë edhe një herë pyesim BDI-në dhe Ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri, ku mbeti premtimi i tyre se në 100 ditëshin e parë, pagat në arsim do të rriten në 600 euro?”, theksoi deputeti Aziri.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey