Aziri: Rishikimi i Buxhetit për nevoja parazgjedhore të pushtetit

Koalicioni opozitar ASH-AAA vlerëson se rishikimi i buxhetit po ndodh për nevoja parazgjedhore të pushtetit, shkruan gazeta LAJM. Deputeti opozitar Elmi Aziri, tha se koalicioni ASH-AAA ka dorëzuar 50 amendamente që kanë të bëjnë me projekte që do të përmirësonin jetën e qytetarëve.

“Kemi dorëzuar 50 amendamente, jo që nuk ka nevojë për më tepër por duke i pasur parasysh kufizimet përmes rregullativës për të diskutuar dhe duke pasur parasysh refuzimin kategorik të shumicës parlamentare për të pranuar amendamente nga ana e opozitës, ne kemi qenë të kufizuar. Por, besoj që kemi rrumbullakësuar të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve. Konsideroj se janë të prekura të gjitha vendbanimet e shqiptarëve me projekte të caktuara varëisht prej nevojave”, tha Aziri./Gazeta LAJM

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey