Babai e vret djalin në një lagje të Shkupit

Një qytetar tetëdhjetë e shtatëvjeçar nga Shkupi dje me armë zjarri e ka vrarë djalin e tij 59-vjeçar në lagjen Aerodrom të Shkupit, kumtoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dje në orën 19:32 në SPB Shkup është denoncuar se në një banesë në rrugën “Metodia Shatorov Sharlo” në Shkup me plagë nga armë zjarri janë gjetur B.D. (87) dhe V.D. (59), babë e bir, të dy nga Shkupi. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në banesë kanë gjetur pistoletë dhe disa gëzhoja. Mjeku i Ndihmës mjekësore emergjente tek V.D. ka konstatuar vdekje, ndërsa B.D. është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey