‘Babai im’, Dafina Zeqiri zbulon kush ia zëvendësoi të atin pas braktisjes

Dafina Zeqiri dhe dy motrat e saj, Besa dhe Tringa nuk flasin me babain e tyre.

Që kur ishin të vogla, motrat Zeqiri nuk ruajnë kontakte me babain i cili i ka braktisur dhe këtë gjë Dafina e ka bërë të ditur në shumë intervista ku është pyetur në lidhje me familjen.

Pas largimit të babait kur Dafina ishte në moshë fare të vogël, mungesën e tij e zëvendësoi gjyshi i saj. Sot këngëtarja ka publikuar një foto të gjyshit, të cilin e quan baba:

“Një foto e rrallë e gjyshit tim, babait tim, shokut tim të ngushtë! Më mungon shumë”, shkruan ajo në foton e gjyshit të ndjerë që ka publikuar në Instagram.

Me helikopter privat, pushimet super luksoze të Luanës
Me helikopter privat, pushimet super luksoze të Luanës

Arsyeja që babai i tyre nuk gjendet në asnjë foto familjare, lidhet me faktin që ai i ka braktisur ato që të vogla. Motra e vogël e Dafinës, Besa ka treguar më herët se ai ka qenë “shumë i preokupuar për të lënë shumë femra shtatzënë dhe për t’i lënë fëmijët jetimë”.

Pasi Dafina u bë e famshme si këngëtare dhe Besa u bë modele, babai i tyre i kontaktoi për t’u kërkuar falje pas 21 vjetësh, por ishte shumë vonë.

“Nëna ime ka tri vajza dhe ajo ishte nëna jonë ashtu sikurse një baba. Nuk ka burrë tjetër në botë që tejkalon atë që ajo ka tejkaluar. Nuk ka meshkuj të vërtet më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba. Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në fotografi me ne sepse ai ka qenë shumë i preokupuar që të lë shumë femra shtatzënë dhe t’i lë fëmijët jetimë. Dhe derisa Dafina nuk u bë e famshme dhe unë një modele, ai nuk na ka kontaktuar. Kjo është hipokrizi që të lajmërohesh pas 21 vitesh pa kërkim falje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija. Unë jam një Zeqiri”, shkruante dikur motra e Dafina Zeqirit.

The post ‘Babai im’, Dafina Zeqiri zbulon kush ia zëvendësoi të atin pas braktisjes appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:55 pm ne ShowBiz. ne link https://lajme.mk/?p=148059
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit