Bajrami: Jam i gatshëm të ndihmoj iniciativën “DuamStadium” për Haraçinën

Bastri Bajrami

Të dashur qytetarë të Haraçinës.
Me kënaqësi të veçantë pranova thirrjen për t’ju bashkangjitur nismës #DuamStaduim, nismë kjo e inicuar nga qytetarët dhe sportdashësit e Haraçinës.

Më lejoni t’ju njoftoj se që nga fillimi i mandatit të deputetit kam pasur takim me ish kryeministrin, ku kam ngritur këtë çështje dhe pastaj edhe me ish ministrin e Bujqësisë Arjanit Hoxha, kemi shqyrtuar gjitha mundësitë për të siguruar lokacion për të ndërtuar stadium dhe t’i mundësojmë klubit futbollistik “Shkëndija” Haraçinë kushte për të garuar në nivelet më të larta të fudbollit.

Poashtu, pas zgjedhjeve lokale kam qenë prezent në një takim me kryetarin aktual të Komunës së bashku me një grup sportdashës për të gjetur zgjidhje, por për fat të keq pas atij takimi nuk jam i informuar për rrjedhën e ngjarjeve.

Jam i gatshëm të ndihmoj iniciativën #DuamStadium me gjitha mundësitë e mia si deputet dhe ja publikisht njoftoj se gjatë debatit në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, do të p..

Bastri Bajrami

Të dashur qytetarë të Haraçinës.
Me kënaqësi të veçantë pranova thirrjen për t’ju bashkangjitur nismës #DuamStaduim, nismë kjo e inicuar nga qytetarët dhe sportdashësit e Haraçinës.

Më lejoni t’ju njoftoj se që nga fillimi i mandatit të deputetit kam pasur takim me ish kryeministrin, ku kam ngritur këtë çështje dhe pastaj edhe me ish ministrin e Bujqësisë Arjanit Hoxha, kemi shqyrtuar gjitha mundësitë për të siguruar lokacion për të ndërtuar stadium dhe t’i mundësojmë klubit futbollistik “Shkëndija” Haraçinë kushte për të garuar në nivelet më të larta të fudbollit.

Poashtu, pas zgjedhjeve lokale kam qenë prezent në një takim me kryetarin aktual të Komunës së bashku me një grup sportdashës për të gjetur zgjidhje, por për fat të keq pas atij takimi nuk jam i informuar për rrjedhën e ngjarjeve.

Jam i gatshëm të ndihmoj iniciativën #DuamStadium me gjitha mundësitë e mia si deputet dhe ja publikisht njoftoj se gjatë debatit në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, do të propozoj edhe amandament për të siguruar mjete për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë dhe bëj apel deri tek Qeveria që ky propozim të pranohet.

Kam mbështetur çdoherë sportin dhe klubin “Shkëndija” Haraçinë dhe pa asnjë dyshim që do e bëj të njejtën edhe në të ardhmen, pasi vlerësoj se ky klub është ambasadori dhe krenaria e Haraçinës.

*autori deputet i Lëvizjes BESA

Loading...