Bajrami nga Lëvizja BESA: Rruga e vendit vetem ne BE, deputetet te tejkalojne vetveten

Deputeti i Lëvizjes BESA, Bastri Bajrami ka përshëndetur fjalimin e presidentes së KE-së,Ursula Von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

” Përshëndesim fjalimin dhe qëndrimin e fuqishëm të mbajtur në kuvendin e Maqedonisë së Veriut të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Rruga e vendit është vetëm në BE, çdo opcion tjetër do të ishte i dëmshëm dhe regresiv. Në këto momente të rëndësishme, fillimisht duhet që të gjithë subjektet politike përmes deputetëve të tejkalojnë vetveten, të lënë anash interesat dhe të votojnë për nisjen e negociatave me BE.

Me anëtarsimin e vendit në BE, ne do të bëhemi pjesë familjes evropiane ku e kemi vendin edhe gjeografikisht por edhe ideologjikisht”, ka nënvizuar Bajrami.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey